Trajneri, Ismet Munishi, ka reaguar me ironi ndaj një postimi të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili foli për disa arrestime të ndodhura gjatë dy viteve të fundit, të personave të dyshuar për spiunazh në shërbim të BIA-s serbe.
Munishi, përmes një komenti ironik, ka zgjedhur t’i rikujtojë Kurtit problemin aktual me çmimet e larta të energjisë elektrike.
“Ju lumtë kryeministër, tash besoj lirohet rryma,” ka shkruar ai, duke e lidhur çështjen e sigurisë me përditshmërinë e vështirë ekonomike të qytetarëve.