Çitaku: Serbia nuk mund të jetë evropiane në Bruksel e anti-evropiane në Ballkan

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), të premten në Dpt te Fidani në “T7”, ka thënë se “Serbia nuk mund të jetë evropiane në Bruksel e antievropiane në Ballkan”.

Çitaku ka shtuar se bota nuk është e njëjta me atë që ishte në vitin 1999.

“Fuqia e Rusisë dhe Kinës ishte e margjinalizuar atëherë”.

Por sipas saj nuk ka nevojë të mbajmë ligjërata në perëndim “sa e keqe është Rusia dhe Kina”, pasi sipas saj perëndimi “e di më mirë këtë”.
Ajo ka shtuar se adresa e vetme e Kosovës është SHBA-ja, duke shtuar se marrëdhëniet me SHBA-të nuk janë nënshtrim.

Sipas saj, Kosova nuk mund të pretendojë që të bindë Serbinë, pasi s’ka arritur kurrë, as një Rambuje.

“Audienca jonë nuk është Serbia”, ka thënë ajo. /Express