“Mund të kalojnë 4 vite me seanca çdo 48 orë”

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, paralajmëroi për pasojat e bllokadës institucionale në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se situata mund të zgjasë deri në katër vite pa arritur zgjidhje konkrete.

Peci tha se nëse situata vazhdon kështu, Kuvendi mund të mbajë mbledhje çdo 48 orë pa rezultat, ndërkohë që mandati i deputetëve po ecën dhe nuk po arrihet të zgjidhet as presidenti.

“Ne mundemi me shku deri në 4 vite duke mbajtur çdo dy ditë mbledhje të Kuvendit. Mandati i deputetëve po ec. Nuk mund të zgjidhet as presidenti,” tha Peci, duke paralajmëruar për një krizë institucionale që po thellohet.