Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se propozimi i saj nuk është rezultat i këmbënguljes personale, por qëndrim i partisë.
Kjo deklaratë vjen pasi ajo është rrëzuar plot 19 herë në përpjekjet për t’u zgjedhur në këtë pozitë.
Haxhiu tha se nuk duhet parë kandidatura e saj si ambicie personale, por si një vendim kolektiv i Vetëvendosjes.
“Nuk është këmbëngulja ime personale, por qëndrimi i partisë – ju lutem të mos e shihni si ambicie personale dhe këmbëngulësi timen,” tha ajo.
E pyetur nga gazetarja nëse nuk po i bën dëm vetes dhe emrit të saj duke pranuar të kandidojë për një post ku ka dështuar shumë herë, Haxhiu u përgjigj; “Është vendim i VV-së dhe e drejtë e jona kushtetuese”
Ajo u pyet se si ndjehet pas gjithë kësaj situate, Haxhiu u shpreh shkurt:
“Nuk jam unë këtu për të folur për emocione”.