A është takimi Kurti-Hamza në ndeshje basketbolli mesazh politik? Reagon PDK-ja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka komentuar takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, gjatë një ndeshjeje basketbolli mes ekipeve Trepça dhe Bashkimi.

Në një konferencë për media, Gruda theksoi se praninë e përbashkët të Kurtit dhe Hamzës në tribunë nuk duhet ta shohim si një zhvillim politik.

“Ky është një takim rastësor dhe nuk ka asnjë konotacion politik. Ishte një ngjarje sportive, dhe si nikoqir, Hamza e kishte për detyrë të ulej afër kryeministrit, siç e kërkon edhe protokolli,” deklaroi Gruda.

Ai sqaroi se Hamza, në cilësinë e nikoqirit, ka ndjekur normat e protokollit dhe ka qëndruar pranë kryeministrit gjatë eventit sportiv.