Presidenca: Lista Serbe ishte e ftuar në takim, por…

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot një takim konsultativ me liderë të partive politike shqiptare dhe atyre të komuniteteve jo shumicë, pas ngërçit të krijuar në Kuvend.

E në këtë takim, nuk u pa asnjë nga përfaqësuesit e Listës Serbe.

Lidhur me këtë, në një deklaratë këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka thënë se Lista Serbe ka qenë e ftuar në këtë takim.

“Lista Serbe ka qenë e ftuar në takim konsultativ me subjektet politike të komuniteteve joshumicë, porse nuk ka ardhë”, ka thënë Kupina.

Gjatë ditës së sotme Osmani ka takuar fillimisht liderët e partive shqiptare, Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun e Ramush Haradinaj.

Pas këtij, takimi Osmani u takua edhe përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë.

Megjithëse ky takim nuk solli ndonjë rezultat, Osmani ka thënë se liderët e partive politike kanë shprehur qëndrime të ndryshme në takimin e sotëm me të, por se e quajti konstruktiv qasjen e tyre.