Fisnik Ismaili: ”Me Kadrinë kom mujt me pi kafe nja 2000 herë, por s’kom dashtë”

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish kandidati për deputet i PSD-së, ka folur sonte në RTK në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun”.

Ai është pyetur për aktivitetet që bën tash meqë është jashtë politikës. “Fisi” ka thënë se po merret me biznes pasi që kríza e pandemisë ka ndikuar në bizneset që i posedon ai.

Në një pyetje prov okative të Fatmirit se me cilin do të pinte kafe, me Kadri Veselin apo Albin Kurtin, Ismaili ka thënë se më asnjërin.

“Është humbje kohe me pi kafe me Albinin. Me Kadrinë kom mujt me pi kafe nja 2000 herë, por s’kom dashtë”, ka thënë ai.