Sakrifica e madhe e familjes Jashari nga Prekazi ka tejkaluar çdo histori në botë për liri dhe pavarësi të vendit.
Anëtarët e kësaj familje u flijuan që sot vendi ynë ta gëzojë lirinë.
Por kjo familje e madhe nuk u shua, por ajo çdo ditë po rritet në frymën patriotike dhe atdhedashurisë, ashtu sikur paraardhësit e tyre.
Në familje janë ripërtrirë emrat e heronjëve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.
Tashmë ata janë të rritur dhe kanë marrë drejtime të ndryshme por një gjë ata vazhdimisht e kanë në mendje se rrënjët qëndrojnë si një, ashtu siç ka shkruar Shaban Jashari i ri në postimin e tij.
Postimi i plotë:
“Familja: sikur degët në një dru, ne të gjithë rritemi në drejtime të ndryshme megjithatë rrënjët qëndrojnë si një”.