Edhe avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar pas raportimeve se për shkaqe shëndetësore, presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ndërpreu vizitën e tij në SHBA.
Ai tha se Trump nuk e priti Vuçiqin, prandaj ky i fundit u kthye në Serbi, derisa këtë e cilësoi si sinjal pozitiv për Kosovën.
“Trump nuk e priti Aleksandër Vuçiç, edhe pse ky gjithë shpresë kishte shkuar në USA për të takuar Donald Trump, që këtë ta kishte si një kartë prestigji para se sa të takonte presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Trump nuk e priti.
Asgjë nuk mund të bëjë dot tani Serbia kundër Kosovës, madje kriza serbe do të thellohet edhe më shumë”, shkroi ndër të tjera Ngjela.
Shkrimi i plotë:
Kosova sot është në rritje të personalitetit të saj:
Trump nuk e priti Aleksandër Vuçiç, edhe pse ky gjithë shpresë kishte shkuar në USA për të takuar Donald Trump, që këtë ta kishte si një kartë prestigji para se sa të takonte presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Trump nuk e priti.
Asgjë nuk mund të bëjë dot tani Serbia kundër Kosovës, madje kriza serbe do të thellohet edhe më shumë.
Janë të shumtë ekspertët që thonë se tani kuptohet qartë që bota shqiprare në Ballkan është në rritje dhe forcim të shpejtë.
Po kuptohet gjithashtu se skema e Perëndimit është armatosja moderne Kosovës.
Kurse ende nuk po del në pahun e kohës ndërhyrja amerikane për krijimin e nje marrëveshjeje të plotë ekonomike midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo po pritet, ka dy vjet, por nuk dihet ende se ku është pengesa në Tiranë apo në Prishtinë!
Të shohim. Por nëse pengesa është Rama, ky nuk do të mund ta kalojë dot lehtë ketë shmangie të Shqipërisë nga politika amerikane për forcimin e botës shqiptare në Gadishullin Ballkanik.