Egli Tako ‘shpërthen’ në Portokalli: “U kry çdo sen me Gjestin” dhe fotot që qarkulluan me Marion

Egli Tako, ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania”, do të jetë e ftuara speciale në episodin e së dielës të emisionit humoristik “Portokalli”, i cili është xhiruar të mërkurën.

Gjatë emisionit, këngëtarja është përballur me një sërë pyetjesh që prekën si karrierën e saj, ashtu edhe marrëdhëniet personale. Megjithatë, Egli është shfaqur e rezervuar në përgjigjet, duke zgjedhur të mos zbulojë shumë.

Në një moment, pas një pyetjeje të drejtpërdrejtë nga aktorët, nëse kishte ndodhur ndonjë gjë mes saj dhe Gjestit, ajo është përgjigjur me humor: “U kry çdo sen”, duke shkaktuar të qeshura në publik.

Sa i përket thashethemeve të fundit për një lidhje të mundshme me trajnerin e fitnesit, Marion, Egli ka hedhur dritë mbi situatën me një deklaratë ironike:

“Atje brenda gjithë shokët që kisha mi bëtë për burra, po dhe jashtë nuk po më lini rehat. Lerini burrat me gratë e tyre në shtëpi dhe mua me këtë burrin në tentativë që kam.”

Deklaratat e saj pritet të bëjnë bujë dhe të komentohen gjerësisht pas transmetimit të emisionit.