‘‘Nga ai moment e njoh me armë në dorë’’, vëllai i Ilaz Kodrës tregon për foton me Adem Jasharin: Është bërë në Tiranë

Avni Kodra, vëllai i Ilaz Kodrës, ka folur për vëllain e tij në 26 vjetorin e rënies së tij.

Avni Kodra ka deklaruar se ata nuk kanë dorëzuar armët, pasi që komandant Ilaz Kodra, kishte deklaruar se armët i kishin për çlirim të vendit e jo për t’i dorëzuar.

‘‘Ka qenë e pamundur me e dorëzuar një pushkë, sepse edhe Ilazi kishte thënë me herët ne s’i kemi marrë armët me i dorëzuar por për çlirimin e vendit’’, ka thënë ai.

Ai ka treguar edhe për momentin kur ishte arrestuar duke treguar se ato momente s’kishin qenë aspak të lehta.

‘‘Kam qenë shtatë ditë lidhur për radiatori, gjithçka kam pasur senet e kufizuara. E rëndësishme është që e kemi mbajt atë që e kemi fol më herët me Ilazin. Jam liru, kanë bë përpjekje me më kidnapu, kemi qenë të përgatitur’’, ka thënë ai.

Po ashtu, Avni Kodra ka folur edhe për disa fotografi të Ilaz Kodrës dhe Adem Jasharit, duke treguar se fotoja e këtyre dyve është bërë në Tiranë në vitin 93.

‘‘Kjo foto është bërë në Prelloc në vitin 92. Adem Jashari e kam njoft qysh vitet 90, nga ai moment e njoh me armë në dorë. Kjo është në Tiranë në 93, kur kanë shku për herë të dytë në Shqipëri’’, ka thënë ai.