Mbrëmja e djeshme në “Ferma VIP” solli një ngjarje të fuqishme emocionale që tronditi dinamiken e grupit. Limi i dha fund lidhjes me Albën, duke i thënë se nuk shikon më asgjë mes tyre. Albës iu duk si një goditje e fortë, dhe për reaksion, ajo shpërtheu në lot, duke u prekur nga mënyra e ftohtë dhe e prerë e Limisë.
Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve ishin reagimet e dy fermerëve të tjerë, Keisit dhe Anduelit. Në vend që të shfaqnin mbështetje dhe empati ndaj Albës, ata u shfaqën të qeshur dhe pa asnjë sens delikatesë. Keisi, madje, nuk mundi ta fshehë gëzimin e saj kur Alba po kalonte një moment emocional të vështirë.
Kur situata u qetësua, Keisi u bashkua me pjesën tjetër të grupit dhe e përshkroi ndarjen si një moment komik, duke qeshur dhe bërë shaka. Së bashku me Anduelin, ata e trajtuan këtë situatë si një pjesë të lojës, pa asnjë ndjeshmëri për Albën, e cila mbeti e mërzitur dhe e tërhequr.
“Një gjë e rëndësishme: Alba do bëjë drama. E mbylli me Limin, do vazhdojë me lojrat që ka bërë gjithmonë. Mos i jepni asnjë lloj vëmendje,” tha Keisi, duke i dhënë një këshillë grupit.
Ky moment ka shkaktuar një debat të gjerë online, ku ndjekësit e “Ferma VIP” janë ndarë në dy grupe: disa mbrojnë qëndrimin e Keisit, duke e parë sjelljen e saj si pjesë të lojës, ndërsa të tjerë e konsiderojnë atë të papërshtatshme dhe fyes ndaj një momenti kaq delikat për Albën.
Më poshtë keni videon: