Së fundim Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë për zyrtarët publik. Në mesin e tyre është edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Pacolli njihet si një nga deputetët me të pasur në vend dhe jo vetëm, kjo pasi është edhe një biznesmen shumë i suksesshëm. Ai zotëron biznese të ndryshme dhe aksione të shumta në disa shoqëri tregtare.
Në APK, Pacolli ka deklaruar gjithsej 67 pasuri të paluajtshme, ku përfshihen 52 parcela të tokës, 8 lokale, 1 objekt afarist, 3 banesa dhe 3 shtëpia. Vlera e gjithë këtyre kap shifrat milionëshe.
Kurse, i pari i AKR-së pasuri të luajtshme, kreu i AKR-së ka deklaruar 8 vetura, vlera e të cilave është mjaft e lartë.
Në posedim, Pacolli ka vetura 4 modele të Mercedez-Benz, 3 të Voksëagen dhe 1 Toyota.
Gjithashtu, edhe shifra e parave të gatshme është e lartë, por që deputeti në fjalë ka dhënë edhe donacione dhe jo pak herë u ka dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë.
Më poshtë ua përcjellim pasurinë e Behgjet Pacollit të deklaruar në APK: