“Drama në Ferma VIP: Alba akuzon Ganiun për ngacmim – shpërthen në lot dhe e quan ‘pis mashkull’!”(Video)

Mbrëmja në “Ferma VIP” u trondit nga një përplasje e fortë mes Albës dhe Ganiut, që trazoi gjithë atmosferën brenda fermës.

Në qendër të debatit, një akuzë serioze nga ana e Albës, e cila reagoi me tone të ashpra duke thënë se Ganiu e kishte prekur pa dëshirën e saj dhe i ishte afruar në mënyrë provokuese. Situata mori përmasa edhe më të mëdha kur ajo e quajti publikisht Ganiun “pis mashkull”, ndërsa ai zgjodhi të qëndrojë indiferent, pa reaguar.

Të gjithë banorët u përfshinë në këtë moment delikat, por ajo që e goditi më shumë Alban ishte mungesa e mbështetjes nga Limi.

“Pse më the para të gjithëve që s’më ka bërë gjë?” – i kërkoi llogari Alba, teksa sytë i mbusheshin me lot.

“Unë nuk kam parë asgjë,” u përgjigj Limi, duke shtuar se “të gjithë kalojmë afër njëri-tjetrit.”

Këto fjalë e thyen emocionalisht Alban, e cila shpërtheu në lot. Banorja Esteri ndërhyri për ta ngushëlluar, duke i thënë se ndoshta ky reagim vinte edhe nga ngarkesa të mëparshme emocionale.

Ky incident vjen pas një ngjarjeje të mëparshme, ku Ganiu ishte futur në shtratin e saj pa leje – një veprim që atëherë ngjalli shqetësim të madh brenda fermës.

Tani sytë janë tek reagimi i produksionit dhe se si kjo përplasje do të ndikojë në rrjedhën e lojës. Ndërkohë, publiku është ndarë në dy kampe dhe diskutimet në rrjet janë ndezur.
Me poshtë për të parë videon: