“Shëtitjet” e Gërvallës jashtë vendit i kushtuan rrastë buxhetit: Për një vit mori mbi 15 mijë euro mëditje

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë mëditje të majme për aktivitete dhe vizitat jashtë vendit që i ka realizuar gjatë vitit të fundit.

“Shëtitjet” e kryediploamtes nëpër vende të ndryshme të botes i kanë kushtuar rrastë buxhetit të shtetit të Kosovës.

Për këto udhëtime zyrtare, të cilat nuk i kanë sjell ndonjë rezultat Republikës së Kosovës, Grvalla ka marrë 15,067.49 euro mëditje, raporton Nacionale.

Për këtë periudhë kohore, ajo ka marrë edhe 19,027.00 euro neto si pagë vjetore.

Këto të dhëna ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka deklaruar në formularin për deklarimin e pasurisë për vitin 2025, i cili është publikuar sot.