“Kam qenë i dashuruar”, përplasje e fortë mes Danjës dhe G Banit, këngëtari i kthehet edhe Aldos: Mbylle gojën ti! Skuth

Me tensione ka qenë përballja e Danjës me G Banin këtë mbrëmje në Fan Club.

Danja tha se G Bani ka pasur një sjelle agresive ndaj saj në lojë, dhe kjo ka bërë që këngëtari të reagonte ashpër. Në debat u përfshi edhe Aldo, të cilit G Bani i tha se nuk ka punë që të flasë për këtë temë.

Pjesë nga debati:

G Bani: Unë nuk kam qenë agresiv në lojë me Danjën, kam qenë i dashuruar. Ndjenjat nuk vijnë dhe ikin, nuk më tërheq diçka në personalitetin e Danjës sepse kur dola dhe pashë sesi ishte sjellë ndaj meje, mu duk shumë denigruese sjellja e saj ndaj meje

Danja: Sido të jetë tensioni i një partneri…

G Bani-Aldos: Mbylle gojën! Ç’a lidhje ke ti me atë? Se je ai skuthi që më akuzojë për ndjenjat e mia ndaj saj, dhe pastaj the që ke vete ndjenja për Danjën. Ti s’ke lidhje

Aldo: Qetësohu

G Bani: Ti s’ke lidhje po futesh kot. Danja të flasë për veten e saj, ky nuk ka punë

Danja: Të lutem, ose qetësohesh… djalë i dashur për këto mesazhe, këtë tension mund të interpretohej si agresivitet. Fjalinë do ma lesh ta mbaroj, more vesh!/Tch