Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi, është kapur nga kamerat teksa zhvillonte një bisedë të shkurtër me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë kësaj bisede, Krasniqi shihet duke i thënë Kurtit: “4 vota të Listës Serbe a votojnë…”.
Përgjigjja e Kurtit nuk është e qartë në video, por momenti është marrë si konfirmim i koordinimeve që po bëhen pas skenës për sigurimin e shumicës parlamentare.
Theksojmë se Kurti ka qenë një kritik i ashpër i Listës Serbe, duke e akuzuar këtë subjekt politik si një zgjatim të drejtpërdrejtë të politikave të Beogradit në Kosovë.
Ja pamjet: