“Nuk po arrinë ta bëjë qeverinë, andaj po krijon panik” – deklarohet ish-bashkëpartiaku i Kurtit

Haki Abazi, anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka pretenduar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk po arrin ta formojë qeverinë dhe po synon të krijojë panikë.

Abazi, i cili ishte bashkëpartiak i Kurtit deri në vitin që shkoi, këtë e tha me anë të një postimi në ‘Facebook’.

Ai këtë e tha në kohën kur Qeveria e Kosovës doli me një njoftim të dielën për mbajtjen e Këshillit të Sigurisë me kërkesë të Kurtit. Aty u diskutua për tentimin e “destabilizimit të sigurisë në vend”.

“Pas përplasjeve naive dhe fëmijnore për taksat me SHBA-të, Kurti ka filluar halucinacionet paranojake me qëllim të shtyerjes së së afateve për krijimin e institucioneve. Në publik kanë filluar të i dalin si diskurs për kinse sulm të Serbisë mbi Kosovën, në kohën kur NATO po rritë edhe më shumë zotimin për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Dmth po tenton me shitë mjegullën që pjesërisht ua shiti 16% të trupit elektoral në zgjedhjet e fundit”, deklaroi Abazi.

Ai ka pretenduar se Kurti po qëndron ilegalisht në Zyrën e Kryeministrit, teksa u tall edhe për rënien pre të komedianëve rusë nga ana e Kurtit.

“Kurti është ilegalisht duke qëndruar në Kryeministri andaj edhe takimet i ka “fake” edhe fjalët i ka “fake” posikurse intervista me gazetarët Rus, kush beson më në këto alarme të njeriut fake që për karrikë e për pushtet ka shkelur edhe mbi premtimet edhe mbi gjakun e aktivistëve!“, shtoi ai.