Gazetari e komentatori politik Valon A. Syla, vlerëson si një adoleshente qasjen e tanishme të lidershipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që po e dëmton veten me këto qëndrime të shprehura deri tani si jo realiste karshi partive opozitare e zgjedhjeve të ardhshme me një kulturë politike inatçore.
Ai tha në Pressing në T7 se “është varianti që po punohet që Albin Kurti të çnukë deputetë nga partitë e tjera…”, tha Syla e shtoi se versioni i dytë “është opozita me u bo bashkë bashkë me pakicat…”, tha Syla, duke shtuar se pakicat joserbe nuk shkojnë si “pako” por duhet negociuar veç e veç.
Sa i përket dinamikës të negociatave të deritanishme nga larg mes partive deri vonë opozitare tha se ka në LDK “hala ka njerëz që besojnë që LDK duhet vetë me qeverisë edhe pse 20 vjet si ka fitu zgjedhjet”, tha Syla në Pressing.
Ndërsa sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e sheh si më pragmatike dhe qasje më konstruktive, ku përfshiu edhe AAK me qasjen e saj të deritanishme.
“Bedri Hamza po u thot hajde po e bëjmë qeverinë. Unë po e marr përgjegjësinë. Nji vit qeverisje. Po e harmonizojmë projektin, po i ndajmë proporcionilsht edhe ministritë sipas rezultatit, nëse doni të merrni pjesë, po i kryejmë zgjedhjet lokale e tek presidenti nëse mund e zgjidhim mirë – jo shkojmë në zgjedhje. Asnjë parti s’thotë kështu, dorën në zemër AAK ka konstruktivitet.
Por Abdixhiku në momentin kur thot ‘ama kryeministrin’ mendohesh se çfarë po dëshiron, po e rrit pazarin apo. E tash po t’i thuash Abdixhikut hy kryeministër për nji vit ai të thot si për vetëm për katër. Presidentja është e afërt me LDK, kryeministri me LDK, Përparim Rama pa PDK s’mund të fitonte as mund të fitojë, e as kushdo që e vënë LDK nesër. Do të thotë, Abdixhiku me 170 mijë vota dëshiron presidentin, kryeministrinë edhe Prishtinën. Kush je ti? Pash zotin a e kanë përnjëmend këta? Kjo ishte një ofertë për t’ia refuzuar. Ëndrra e Abdixhikut dhe këtyne adoleshentëve politik ta shtyjnë gjithsesi një koalicion PDK-VV, se vetëm këta s’kanë hy me ta dhe këta e kanë kompleks, pionë apo ish piona të Albin Kurtit dhe tani duan gjisesi të fëlliqin dhe PDK. S’do të ndodhë kjo.”
Për LDK, s’kurseu në vlerësimin e vet se llogaritë i kanë të gabuara sikur pritshmëritë para e veta para elektorale, pasojat e të cilave po i vuajnë tani. Por, e shtoi edhe një mentalitet e damar që duhet LDK ta shoshisin e të pastrohen nga ai.
“LDK ka bërë një gabim fatal me rritjen e pritjes për veten se do të dalim të dytit, krrk të tretit e tash 500 investime i kanë çuar posht atje e janë borxh deri në fyt. S’ka këtu faj PDK’ja, s’mund të jetë fajtori kujdestar. S’mundet nesër LDK të dalë me fytyrë e të thonë jemi kundër Albin Kurtit. Ka problem Abdixhiku se nuk mund të dalësh të luftosh ti me Doarsën që ma ka lexu Harry Potter, që deri dje ishte me Albin Kurtin e doli pasi nuk e bënë zëvendës-kryeministre, e babain ende me Albinin e ka. Ky menatlitet i VLAN, anti-UÇK, anti-PDK duhet situr, kjo vija Bota Sot, duhen mposhtur me 170 mijë vota dua Prishtinën, presidencën, kryeministrinë. Këto Harry Potter me shkop magjik i bën po LDK’ja jo.”