Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand Prix

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në kategorinë -63 kg.

Laura i kishte filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e tyrë mori fitore për të kaluar tutje.

Për të kaluar në çerekfinale, xhudistja jonë mposhti me ‘ippon’ italianen Carlotta Avanzato në kohën shtesë.

Në çerekfinale, 24-vjeçarja kosovare u ndesh me sllovenen Leila Mazouzi, të cilën gjithashtu e mposhti me ippon.

Megjithatë, xhudistja jonë u ndalua në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë, pasi u mposht nga japonezja So Morichika në kohë shtesë shkaku i tri ndëshkimeve.

Kështu ajo ia doli që përmes repesazhit të sigurojë medaljen e bronztë në garën që po zhvillohet në Austri.