Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar kryeministrin Kurti për gjuhën e tij ndaj opozitës të cilët i quajti “hajvana”. Sipas tij, kjo tani po ndikon që të mos ketë bashkëpunim për krijimin e institucioneve.
“Sot po kemi telashe me formu qeverinë me kaq shumë ndarje, urrejtje e polarizime. Duhet me u mësu me respektu njër-tjetrin se fundja politika nuk është bre gjithçka! Duhet me shiqu në fytyrë nesër njëri tjetrin e me bë marrëveshje. Sot duket se jemi blloku shkaku i qasjes negative”, shkroi Muharremi.
Tutje ai tha se Kurti duhet të kërkoj falje, në mënyrë që të krijohet një mjedisë më i favorshëm për bashkëpunim.
Postimi i plotë:
Një moment çmendurie!
Qaty me 9 shkurt në shesh ka mjaftu me e thënë një fjali: “Jam kryeministër i të gjithëve! I uroj të gjithë për rezultatet e mira dhe procesin kredibil zgjedhor”.
Ndërkohë: “Hajvana!!!” 😅
E kam dëgju me vesh të mi gjatë fushatës duke thënë “A do ta festojmë fitoren më të madhe që ka parë Kosova ndonjëherë?” E pse nuk ke një festë e madhe me dinjitet? Vetëm që nuk dolën 500k vota e “krejt”? Doli mos me qenë një festë, po një moment çmendurie. Nuk duhet me qenë ashtu, ai moment, por edhe fushata, ishtë një model i keq.
Sot po kemi telashe me formu qeverinë me kaq shumë ndarje, urrejtje e polarizime.
Duhet me u mësu me respektu njër-tjetrin se fundja politika nuk është bre gjithçka! Duhet me shiqu në fytyrë nesër njëri tjetrin e me bë marrëveshje. Sot duket se jemi blloku shkaku i qasjes negative.
Personalisht, nëse më kish ndodhë qajo, kisha kërku falje sot. Ndoshta kish ndihmu sadopak me kriju një ambient më të favorshëm dhe pozitiv për bashkëpunim dhe formin të institucioneve.