Tara: Ndihem më i rrezikuar nga ky pushtet sesa nga Gjykata Speciale

Ish-komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, është rikthyer në Kosovë nga Gjykata e Hagës, ku ka dëshmuar në rastin e krerëve të UÇK-së.

Ai në një intervistë për Klan Kosova, ka folur edhe për Gjykatën Speciale si dhe ka krahasuar me pushtetin aktual në Kosovë.

Tara ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se ndjehet më i rrezikuar nga pushteti aktual sesa nga vetë Gjykata Speciale.

“Shumë më i rrezikuar ndihem nga ky pushtet, sesa prej asaj gjykate, me këtë pushtet që ka qenë deri tash dhe që po don me u bë prapë”, ka thënë Tara.

Ja deklara e tij: