Limaj për deklaratat e VV-së ndaj Grenellit: Janë për falle të mahallës

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj komentoi deklaratat që përfaqësuesit e Vetëvendosjes kanë dhënë për Richard Grenell.

Ai ka thënë se deklaratat e VV-së ndaj Grenellit janë për konsum të brendshëm, sic thotë ai për “falle të mahallave”.

“Ai është për konsum të brendshëm, lej qato falle. Por në tavolinën në cfare jemi sot duhet me i mar seriozisht ato punë. Unë e di që ato janë për fall të mahallave, por në tavolinë nacionale na nuk guxojmë me u sill ashtu se na i kushton vendit. Sot po them edhe një herë, se cka vjen si këshilltar, ckado koftë në ambasadë   e deri atje është administratë e një presidenti”, u shpreh Limaj në Debat Plus.