Pas disa raportimeve për keqpërdorim dhe vjedhje votash në një qendër të Vushtrrisë, kanë reaguar dega e LDK’së në këtë komunë.
Sekretari i degës së LDK’së në Vushtrri, Betim Grabanica, I cili ka thënë se pasi kanë hasur një fletëvotim të pavulosur në qendrën e votimit ku ka qenë kryesues, ka ndërprerë menjëherë procesin e numërimit dhe ka njoftuar persoant përgjegjës të KKZ’së, shkruan Insajderi.
“Nuk kam asnjë lidhje me raportimet në disa media për keqpërdorim. Ato janë lajme të rreme dhe kanë për qëllim të zhvendosin vëmendjen dhe të fshehin keqpërdorimet që kanë ndodhur ditën e votimit, të cilat ne i kemi zbuluar sot, duke evidentuar fletëvotimet e pavulosura dhe ndërhyrjet në librin e votuesve, të cilat ngjallin dyshime për fenomenin e njohur si “treni bullgar”. Të gjitha këto raste janë raportuar në KKZ.
Gjithashtu, në një qendër votimi në Bahri Haxha, 2701/05, ka pasur ndërhyrje në listën e nënshkrimeve të votuesve, ku me laps kimik janë fshirë emrat dhe numrat personalë të votuesve, por kanë mbetur nënshkrimet e tyre. Edhe ky rast është raportuar në KKZ, dhe edhe këtu numërimi është kthyer në pikën zero, pasi është hasur një fletëvotim i pavulosur”, ka thënë ndër të tjera ai.
Reagimi i plotë:
Sot kam qenë kryesues në Qendrën e Votimit 2709/01 në Vushtrri. Pas hasjes së një fletëvotimi të pavulosur, menjëherë kemi ndërprerë procesin e numërimit dhe kemi njoftuar personat përgjegjës të KKZ-së, pasi sipas rregullave të KQZ-së, në momentin kur haset një votë e parregullt, i gjithë procesi i numërimit kthehet në pikën zero.
Raste të tilla të fletëvotimeve të pavulosura ka pasur edhe në të paktën dy tavolina të tjera vetëm sot në Vushtrri. Sipas informacioneve që kemi, edhe atje procesi i numërimit është kthyer nga fillimi.
Për këtë arsye, të gjithë komisionerët e tavolinës nr. 2709/01 kemi hartuar raport/procesverbal sipas rregullave të KQZ-së.
Nuk kam asnjë lidhje me raportimet në disa media për keqpërdorim. Ato janë lajme të rreme dhe kanë për qëllim të zhvendosin vëmendjen dhe të fshehin keqpërdorimet që kanë ndodhur ditën e votimit, të cilat ne i kemi zbuluar sot, duke evidentuar fletëvotimet e pavulosura dhe ndërhyrjet në librin e votuesve, të cilat ngjallin dyshime për fenomenin e njohur si “treni bullgar”. Të gjitha këto raste janë raportuar në KKZ.
Gjithashtu, në një qendër votimi në Bahri Haxha, 2701/05, ka pasur ndërhyrje në listën e nënshkrimeve të votuesve, ku me laps kimik janë fshirë emrat dhe numrat personalë të votuesve, por kanë mbetur nënshkrimet e tyre. Edhe ky rast është raportuar në KKZ, dhe edhe këtu numërimi është kthyer në pikën zero, pasi është hasur një fletëvotim i pavulosur.
Po ashtu, sistemi i KQZ-së ka qenë jofunksional, duke shkaktuar stres te të gjithë komisionerët.
Tre kandidatët e LDK-së nga Vushtrria kanë vota përafërsisht të njëjta nga numërimi deri më tani, prandaj asnjë votë e asnjë kandidati nuk është prekur dhe nuk do të lejojmë të preket.
Jam i hapur për çdo hetim. Nuk jam ftuar as nga policia dhe as nga prokuroria, por jam i gatshëm të ndihmoj organet kompetente që e vërteta të dalë në shesh.
Do të mbrojmë votën e qytetarëve dhe nuk i nënshtrohemi asnjë presioni.