Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri është shprehur skeptik që kryeminsitri Albin Kurti është i gatshëm që ta ndërtojë statusin e Asociacionit të Komunave Serbe, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Duke folur në “dPt te Fidani”, ai ka thënë se ka dëshirë që Kurtin ta shoh të ndryshuar, por sipas tij, marrëveshja për Asociacionin, është më e madhe se ajo për energjinë.
“Nëse e lexoj drejtë veprimin e tij politik kundra Zajednicës, që do të jetë bashkësi e komunave jo vetëm në veri, por e 10 komunave serbe, atëherë është shtrirje më e madhe dhe vendim më i madh se Elektroseveri. Nuk jam t’u e pa që do të ndërtojë një status sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Gjykata Kushtetues eka dhënë fjalën e vet dhe tani ajo marrëveshje është e krehur dhe e kalargurrezikun e probleme kushtetuese”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se është i bindur që Kurti ka ndryshuar vetëm në metoda, e jo qëllim.
“Kam qef me pa të ndryshum në krejt atë pellgun e madh të pështymës politike, tash është kah e përpin prapa. Ky është ndryshim i madh. Jam i bindur që Kurti ka ndryshuar vetëm në metoda e jo qëllim”, ka theksuar ai. /GazetaExpress