Mergimtari qe u kap me daut haradinajn, tash kapet edhe me sami lushtakun, ja qka paska thene per te

Pas përplasjes publike me Daut Haradinaj, mërgimtari Naser Xhylani ka drejtuar akuza edhe ndaj Sami Lushtaku.

 

Përmes një deklarate publike, Xhylani ironizoi me Lushtakun, duke thënë se ai “po zhvendoset në Libi”, ndërsa pretendoi se ish-kryetari i Skenderajt po i frikësohet përballjes me drejtësinë në Kosovë.

“Ai po zhvendoset në Libi”, deklaroi Xhylani, duke shtuar se Lushtaku “po frikësohet nga ballafaqimi me ligjin në Kosovë”.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh dhe reagimesh të shumta politike në vend, ku emri i Sami Lushtakut është rikthyer në qendër të vëmendjes publike pas zhvillimeve të fundit.