Adnan Merovci: Albin Kurti do ta bëjë Qeverinë i vetëm

Adnan Merovci, sonte në emisionin N’pikë në DTV MEDIA, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do ta bëjë Qeverinë e Kosovës, i vetëm.

Merovci, duke folur për koalicionet dhe deklaratat e Lumir Abdixhikut, thotë se do të vendosin trajektoren se ka do të provohet me ec konstituimi i insitucioneve.

Ai mendon se Kurti do të provojë të formojë Qeverinë e re me minoritetet.

Sipas tij, Kurti e ka mundësinë me kriju Qeverinë, por është problemi te zgjedhja e Presidentit, duke shtuar se këto kalkulime duhet me u bë.