“Kam bërë tifo për Gjestin”, Artan Thaçi pas votimit flet për Big Brother

Pasi ka hedhur votën e tij, ish-banori i BBVK-së, Artan Thaçi ka folur edhe për Big Brother VIP Kosova.

Ai është shprehur se ka bërë tifo për Gjestin, sepse sipas tij, ai gjithmonë e ka ndërruar lojën, përcjell Klankosova.tv.

“Ka shumë dinamika që ndodhin brenda dhe ka shumë banorë që ndoshta nuk e pret në fillim që mund të jenë të mirë, por pastaj fillojnë të zbulohen, t’i tregojnë vlerat e tyre”.

“Kam bërë tifo për Gjestin, se e kam parë që gjithmonë ka qenë në gjendje me ndërru lojën, i paparashikueshëm, ka bërë lojë deri në ato momente kur nuk e ka prekur as ofenduar askënd”, është shprehur ai.