Ajo që pritej të kthehej në një romancë të bukur, duket se po venitet çdo ditë e më shumë. Valbona po tregon se nuk ka më pëlqim për Laertin.
Të paktën kështu la të kuptonte gjatë spektaklit të mbrëmshëm ku deklaroi se “Laerti nuk është më Laerti” dhe sipas saj ai po sillet keq me të.
Mirëpo një përgjigje me tone të ashpra erdhi nga Laerti.
Valbona: Laerti nuk e ka më titullin “Laerti është Laerti”, nuk e meriton në momentin që flasim, këtë titull. Për mua Laerti nuk është më Laerti. Ai ka vendosur të bëhet i keq me mua, por jo unë me Lertin. E kam vlerësuar
Laerti: Duke ndërsyer Jozin kundër meje, ky është vlerësimi?
Valbona: G Bani është një banor dashamirës ndaj meje
Laerti: Unë me Valbonën nuk zihem, por ka ca ditë thotë ‘do shoh punët e mia’. I kam thënë ‘sa herë ke diçka afrohesh, pastaj largohesh’. Ajo më ka kërkuar vepra. I jam ulur në gjunjë për të ngrënë darkën, nuk më fliste as për ditëlindje
Valbona: Më ke folur për punët e shtëpisë
Laerti: Më lër të flas, altoparlanti yt është problem në këtë shtëpi. Fytyra ime degjenerohet nga Valbona, Jozin e solle kundër meje.
Ditë pas dite po vërtetohen fjalët e Shqipes se Valbona ka të dashur jashtë, gjë që u mohua nga motra e moderatores. Të jetë kjo arsyeja pse Bona tani, do të shohë ‘punët e saj’?!