“Me ni status e ka rrëzu ministrin gjerman, e Albini koka baba –Ky është mesazh – “S’është i besueshëm për ne”, Valon Syla për SHBA-në

Gazetari Valon Syla ka folur për deklaratën e emisarit special të SHBA’ve, Richard Grenell, ku tha se ‘bashkësia ndërkombëtare është baskuar kundër Kurtit’.

Syla në emisionin Pressing në T7 ka renditur disa nga arsyet ku diplomacia amerikane e ka goditur Kurtin disa herë, si një njeri të pabesueshëm.

“Nuk është hera e parë që diplomacia amerikane i mshon Albin Kurtit. Gjatë pavarësisë, në raportet që i ka qu Tina Kaidanow, si ambasadore e Amerikës, përmendet Kurti me të njëjtin vlerësim sikur Grenelli sot mas 15 vjete, ku shkrun : Ky është një njeri që është i pabesueshëm për administratën, madje i rrezikshëm në thojza.

Janë dikun 7-8 goditje nga diplomacia amerikane, kemi sanksione, që i ndalohet secilit ministër, vizitat zyrtare në Amerrikë, por me zyrtarë të shtetit amerikan e kanë të sanksionuar një vizitë të qeverisë së Kosovës. Kjo është bukëpërmbys. Nëse kosovarët nuk e kuptojnë këtë mesazh, atëherë duhet na seriozisht me hulumtu këtë sen, kush po e paguajka këtë anti-amerikanizëm, kush po lobojka për kta, prej ka po rrjedh kjo…”, tha Syla.

Tutje, ai thotë se deklarata e Grenellit është një mesazh edhe për qytetarët, se Kurti s’është i besueshëm, por edhe për opozitën, që të mos bëjnë koalicion me të.

“Grenelli me një status e ka rrëzu ministrin gjerman, ky njeri Venezuelën e qet në dy gujt, ja nxjerr pengjet amerikane. Kryeministri i Kandasë dha dorëheqje, Gjermania e rrëzoj qeverinë,  e Albini koka baba që ka me na ru fëmijtë. Qiky diskurs vetëm i Kosovës nuk është. Ky po i jep mesazh partive opozitare dhe qytetarëve votues duke ju thënë se ky(Kurti) s’është i besueshëm për neve. Ndërsa partive opozitare, mos guxoni me bo koalicion me to(Kurtin)”, tha ai.