Presidenti Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin po merr ekzaktësisht atë që ai nuk donte – NATO-izimin e Evropës. Biden lëvdoi arritjen diplomatike që rezultoi me tërheqjen e kundërshtisë së turqisë për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë, cka edhe përbën zgjerimin e parë të madh të NATO-s që nga vitet 1990.
“Putin po kërkonte finland-izimin e Evropës dhe ne do ti japim atij NATO-izimin e Evropës” – tha Biden në takimin me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. “E kjo – shtoi ai – është ekzaktësisht ajo cka Putin nuk donte të ndodhte, dhe është ekzaktësisht ajo që duhet bërë për të garantuar sigurinë e evropës.
Dhe unë mendoj se është e nevojshme dhe pres që kjo të ndodhë”.
Mbrëmjen e të martës, pas disa raundesh bisedime, Turqia tërhoqi kundërshtinë e saj ndaj bashkimit të dy vendeve nordike me aleancën. “Jam i lumtur tju njoftoj se tani kemi një marrëveshje që hap rrugën për anëtarësimin në NATO të finlandës dhe suedisë”, njoftoi sekretari i përgjithshëm i aleancës në mbrëmje.
Vetë presidenti Biden foli me Erdoganin të martën në mëngjes, para arritjes së marrëveshjes dhe do të ketë edhe një takim kokë-më kokë në vijim ku sic ka thënë vetë presidenti turk më herët, do të diskutohet edhe për avionët F-16 që Turqia do të blejë nga SHBA. E ndoshta, kjo është një marrëveshje e kryer tashmë. Finlanda dhe suedia do të sjellin thuajse 1 milionë trupa të tjerë në aleancë si edhe një sasi të madhe art ilerie, avionësh dhe nëndetësesh. /gazetadtore