Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se është lënduar si pasojë e shpërthimit të municionit brenda armës, në Babaj të Bokës.
Pjesëtari i FSK-së fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.Klan Kosova ka siguruar pamje kur një furgon i FSK-së, i shoqëruar nga një autoambulancë, e ka sjellë ushtarin në QKUK.