Një muaj pas verdiktit në Hagë ku Veseli u dënua me 18 vjet burg nga Gjykata Speciale, nga ekipi i tij mbrojtës u larguan avokatet Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan. Që nga ajo periudhë, kanë filluar lëvizjet për përbërjen e re e cila do të merret me betejën e dytë në Gjykatën e Apelit
Avokati, Russell Hopkins, i është bashkuar ekipit mbrojtës të ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në Gjykatën Speciale në Hagë. Kryeavokati i Veselit, Rodney Dixon, e ka informuar Gjykatën më 11 nëntor se Russell do t’i bashkohet ekipit të tij.