Futbollisti Enis Maqedonci ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 24-vjeçare, si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit.
Përmes një reagimi, FFK-ja u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe klubit TuS Hügelsheim, ku Maqedonci ishte aktiv.
“Pusho në paqe, Enis!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Federatës së Futbollit të Kosovës.