Shqiptari e la amanet të varroset në Beograd, e pamja i hapet në Kosovë

Ish-futbollisti Xhevat Prekazi u varros dje në varrezat e Leshçes në Beograd.Ky ishte amaneti i tij i fundit: të varrosej në Beograd, me fanellat e Partizanit të Beogradit dhe Galatasarayt, i përcjellë nga hoxhallarët, si dhe me flamurin bardhezi.

 

Në ceremoninë e varrimit munguan flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri i shtetit të Kosovës.

Image

Ky është njoftimi nga familjarët

 

Sipas njoftimit të familjes, e pamja do të mbahet në Mitrovicë, në Teferiq, më 14 dhe 15 nëntor.Çfarë kishte deklaruar Prekazi për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA?

I pyetur për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA, Prekazi kishte deklaruar:

“Kosova e pranuar në FIFA dhe UEFA? E për çfarë të gëzohem unë?Nëse e ka pranuar, atëherë mirë është për futbollistët nga Kosova që mund të luajnë edhe në reprezentacion të Kosovës, edhe për kampionatin evropian dhe atë botëror. Pse të gëzohem unë? Gjë normale ka qenë për mua”, kishte thënë Prekazi.

Në një deklaratë tjetër, ai kishte folur për lidhjen e tij me Beogradin dhe klubin e Partizanit:

“Beogradi është qyteti dhe shteti jem. Krejt çka e kam bërë jetën teme, Beograd e kam bërë. Partizani është shtëpia ime e dytë.

Edhe atë kohë edhe tash kurrë për mua nuk janë interesuar nga Kosova, thuajse unë kurrë s’kam lindur në Mitrovicë”.

 

“Është një tragjedi e madhe që Serbia nuk është kualifikuar në Botëror, është një tragjedi e madhe.

Njerëzit nuk kanë dëgjuar për një vend si Curaçao, pastaj Uzbekistani, e nuk është Serbia, e cila ka mijëra futbollistë kualitativë.

Ky është një turp për futbollin tonë”, – kishte deklaruar Prekazi për televizionin serb N1.