Prezantuesi i lajmeve: Kërkojmë falje, ju kemi rrejtë gjithë kohën- S’ju kemi treguar drejr

Edicioni i lajmeve të së hënës në Radiotelevizionin Vojvodina (RTV) në orën 17:00 filloi me një kërkim faljeje drejtuar shikuesve.

 

Pasi u transmetuan disa pamje të festimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe festimit të qytetarëve të Novi Sadit, prezantuesi tha se duhej të kërkonte një falje.

 

“Transmetuesi publik nuk e kreu funksionin e tij për shumë vite. Ai heshtte, mbyllte sytë, informonte në mënyrë të njëanshme, raportonte pa kritika, nuk bënte pyetjet e duhura ose nuk bënte fare pyetje. Dhe për këtë, u detyrohemi shikuesve një falje”, – lexoi prezantuesi.

 

Ai shtoi se një pjesë e punonjësve të RTV-së udhëhoqi luftën që gazetarët dhe redaktorët e asaj kompanie të punonin lirisht dhe në përputhje me parimet etike.

“Fatkeqësisht, nuk e fituam betejën në kohë, por besojmë se është e rëndësishme ta zhvillojmë atë luftë”, – lexoi prezantuesi.

Për shkak të gjithçkaje, shtoi ai, me kërkesë të një pjese të punonjësve dhe drejtorit të përgjithshëm Goran Karaxhiç, drejtori në detyrë i programit të parë të Televizionit Publik Krahinor, Nenad Çaçiç, dha dorëheqjen. ©LAPSI.al