Pas tragjedise ne Peje, tjeter ngjarje e hidhur mes familjareve sapo ndodhi ne Gjakove

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut të Ri në Gjakovë.

 

IndeksOnline mëson se bëhet fjalë për të shtëna me armë zjarri mes dy familjeve, Zyberi dhe Vishaj.

Deri më tani, nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa dyshohet se incidenti ka ndodhur si pasojë e një konflikti mes këtyre dy familjeve.

 

IndeskOnline është në pritje të një përgjigje nga policia në lidhje me rastin në fjalë. /IndeksOnline/