Ky është politikani që do vendos kush do të formoj Qeverinë e Serbisë

Gazetari gjerman Michael Martens ka shpërndarë një postim që ngre mundësinë e një roli të rëndësishëm të partisë së pakicës hungareze në Vojvodinë, nëse zgjedhjet parlamentare në Serbi zhvillohen në një garë të ngushtë mes Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet dhe listës së studentëve.

 

“Serbi. Nëse zgjedhjet parlamentare serbe vërtet përfundojnë në një garë kokë më kokë mes SNS-së në pushtet dhe ‘Listës së Studentëve’, pozicioni i partisë së pakicës hungareze në Vojvodinë mund të bëhet mjaft interesant në javët e ardhshme. Ky zotëri duket se mendon të njëjtën gjë”, ka shkruar Martens në rrjetin social X.

Postimi i tij i referohet një reagimi të politikanit hungarez Magyar Péter, i cili kishte shkruar: “Gjatë ditëve të fundit, kam zhvilluar bisedime me liderët e disa vendeve të Ballkanit, ndërsa sot po mbahen zgjedhje të rëndësishme në Serbi. Kjo më kujtoi se si, kur isha fëmijë, shkoja shpesh me prindërit e mi në restorantin serb, i cili ndërkohë është mbyllur. Për fat të mirë”.