Vjen paralajmerimi per PDK-ne, deri ne ora 12 te nates duhet te beni kete gje

Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga kryesia e kësaj partie që të japë dorëheqje sonte deri në mesnatë.

 

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se nuk mund të luhet me fatin e krerëve të UÇK-së për interesa politike.

“Krejt kryesia e PDK-së duhet të japë dorëheqje sonte, deri në orën 24:00.

Postimi i plote:

 

Krejt kryesia e PDK-së duhet të japë dorëheqje sonte, deri në orën 24:00.

Këshilli Drejtues duhet të mblidhet brenda 48 orëve dhe të caktojë një kryesi të provizore, me mandat të qartë për ta udhëhequr partinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Me UÇK-në, me fatin e krerëve të UÇK-së dhe me të ardhmen e Kosovës nuk mund të luhet për interesa politike, këtu nuk e tolerojmë askënd.
Këto janë çështje që prekin themelet e lirisë, sakrificën e popullit tonë dhe dinjitetin e shtetit tonë.

Kërkesa është e qartë, dorëheqje sonte, mbledhje e Këshillit Drejtues brenda 48 orëve.

Është koha për përgjegjësi dhe vendime konkrete.

Me UÇK-në, me çlirimtarët.
UÇK-ja është krenaria jonë.
Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!