Turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë veprim si “turp të madh” dhe goditje për Kosovën.

 

Përmes një statusi, Haradinaj ka kritikuar të gjithë ata që, sipas tij, janë bërë pjesë e këtij procesi.

“Kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend është një turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.

Statusi i tij:

 

Ramush Haradinaj
Kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend është një turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën.
Të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj loje, turpi i mbuloftë për jetë.