Do habiteni se si e arsyeton Ganimete Musliun ligjin qe u kthye ne kuvend

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është përgjegjësi kombëtare dhe shtetërore, duke komentuar zhvillimet lidhur me ligjin për Dhomat e Specializuara.

 

Musliu ka bërë të ditur se PDK-ja ka ndërmarrë zyrtarisht hapin për kthimin e ligjit në Kuvend për rishqyrtim, me synimin për të adresuar vërejtjet dhe për të forcuar sigurinë juridike dhe të drejtat kushtetuese të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Ajo ka theksuar se përmirësimi i ligjit nuk përbën tërheqje, ndërsa ka konfirmuar se partia do të vazhdojë angazhimin për mbështetjen profesionale dhe financiare të mbrojtjes së ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë.

 

“UÇK-ja është historia jonë e lirisë, ndërsa mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare është zotim që nuk negociohet. Nuk do t’i lëmë vetëm. As sot, as nesër!”, ka shkruar Musliu.