Del video qe do e shokoj Edi Ramen ne lidhje me Vuçiçin VIDEO EKSKLUZIVE

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar me akuza të ashpra ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe protestat në Tiranë.

 

Në një postim, Shehaj ka ironizuar qëndrimin që, sipas tij, Vuçiçi mban në mbrojtje të Ramës, duke përdorur edhe gjuhë të ashpër për mënyrën se si kryeministri shqiptar po përballet me protestuesit.

“Dëgjoni si e mbron Vuçiçi vëllain e vet Edi Ramën. Domethënë, qenka treguar i butë Rama. Duhet t’i kishte vrarë të rinjtë shqiptarë”, ka shkruar Shehaj.

 

Në fund të reagimit, ai ka drejtuar një mesazh kundër dy liderëve, duke deklaruar se, sipas tij, pushteti i tyre po shkon drejt fundit.

“Autokratëve si ju, u ka ardhur fundi!”, ka përfunduar Shehaj.