Dash Shehi paralajmëron

Tashi po mundohen ta zgjidhin me polici këtë punë. Do ta zgjidhi policia, sepse me studentët do fitojë policia, ke mjetet e veta, ka një justifikim, se s’do njeri të digjen dyqanet. Edhe brenda mund të ketë njerëz që duan të vjedhin, ka rrugaç, por ky rebelim është rezultat i një krize politike. Ama s’është çështje policore. Nuk zgjidhet kriza, do plasë në një vend tjetër. Kriza është politike dhe do mjete politike, s’është policore”, tha ai.

Shehi u shpreh se largimi i kryeministrit Edi Rama nuk nënkupton domosdoshmërisht ardhjen në pushtet të një force tjetër politike.

Sipas tij, në krye të qeverisë mund të jetë edhe një socialist, por kabineti duhet të përfshijë palët e tjera politike dhe përfaqësues të atyre që po protestojnë në rrugë.

“Kaq e tmerrshme është të largohet ky person nga karrigia e vet?! Ik ti të vendoset po një kryeministër socialist. Ka ndonjë dramë të madhe?! Si e mendoj unë zgjidhjen. Unë e mendoj që largohet ky zotëria dhe bëhet një qeveri për Europën, se të gjithë kanë justifikimin që s’do hyjmë në BE. Qeveria e re është për Europën, mund të ketë një kryeministër socialist, teknik, por do përfshijë edhe palën tjetër, edhe ata që janë në rrugë, për ta bërë paqevënës procesin.

T’ia vëmë emrin kësaj qeverie për Europën, dhe e fut kjo në Europë, biles e fut më mirë, se ajo Gjermania është qeveris me dy palë për 15 vjet, ajo e ka bërë Europën. Qeveria e re do vendosë paqe sociale, thyen ingranazhet e dhunës, dhe merr përsipër zgjedhjet, ndryshon ligjin për zgjedhjet, i bën demokratike. Të kenë mundësi të hyjnë lojtarët e rinj në fushë. Ata janë brezi që ndihen të papërfaqësuar. Të zhbëjnë marrëveshjen e 2008-ës”, tha ai.