Në rrjete sociale është shpërndarë një thirrje për një protestë paqësore më 1 nëntor “kundër regjimit të Albin Kurtit”.
Durim Aliu, personi i cili e identifikon veten si organizator të kësaj proteste, ka thënë se tubimi është thirrur si një nismë e pavarur qytetare për të kundërshtuar krizën socio-ekonomike në vend.
Në një prononcim për Klankosova.tv, Aliu ka theksuar se organizimi nuk ka asnjë prapavijë politike apo partiake.
Ne nuk përfaqësojmë asnjë parti politike, por jemi një nismë qytetare. Duke parë krizën në Kosovë, pagat e ulëta që nuk i mbulojnë shpenzimet mujore, çmimet e larta të produkteve bazë, shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë, kemi vendosur të organizojmë këtë protestë paqësore”, deklaroi Aliu.
Ai nënvizoi se qëllimi qendror i protestës është llogaridhënia politike e qeverisë, duke kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.
Qëllimi ynë është t’i japim zë pakënaqësisë së qytetarëve dhe të kërkojmë përgjegjësi politike, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Kjo protestë është për qytetarët dhe të ardhmen e tyre, jo për interesa partiake”.
Ndonëse fillimisht foli në shumës për organizatorë, në fund ai tha se është i vetëm, dhe shtoi se për organizimin do ta njoftojë Policinë e Kosovës. /Klankosova.tv