‘Nxehet’ debati – Kapën në emision Mehmetaj dhe Gruda

Gazetari Lirim Mehmetaj i ka thënë deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë janë rezultat i një marrëveshjeje politike me kryeministrin Albin Kurti.

 

Në Debat Plus, Mehmetaj ka thënë se përmes kësaj marrëveshjeje PDK-ja e ndali protestën, mbështeti zgjedhjen e presidentes dhe ia vazhdoi mandatin Kurtit.

“Ligjin e keni bërë veç në pazar me Albin Kurtin. E ndalët protestën, ia dhatë presidenten, ia vazhduat mandatin”, iu drejtua Mehmetaj deputetit Gruda.

 

Deklarata e Mehmetajt erdhi në kuadër të debatit për ndryshimet ligjore që synojnë kufizimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale.

Ndryshimet u miratuan nga Kuvendi më 7 tetor, në të njëjtën ditë kur Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës.