Fatmir Limaj sapo ia zbuloi kete gje Presidentes Pula

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk do të lejojë që t’i cenohen parimet dhe dinjiteti i saj në ushtrimin e detyrës.

“Justina Pula nuk i shkel parimet e saja. Më parë largohet nga zyra e Presidentes sesa lejon me ia shkel dinjitetin”, është shprehur Limaj.

Deklarata e tij vjen pak ditë pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u zgjodh në Kuvend me 81 vota, në një proces që u përmbyll në orët e para të 7 tetorit.

Shiroka-Pula, pas betimit, ka deklaruar se mandati i saj do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve dhe se detyrën e pranon me përgjegjësi të lartë.

Limaj, me këtë qëndrim, ka vënë theksin te ruajtja e integritetit dhe dinjitetit institucional të Presidentes, duke nënvizuar se sipas tij Shiroka-Pula nuk do të bëjë kompromis me parimet e saj personale dhe institucionale.