Vendimi i PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës pritet të zhvillojë një takim urgjent pas propozimit të ri për kandidaten për presidente, Justina Shiroka-Pulën.

 

Sipas burimeve të Gazeta Minuti, brenda PDK-së pritet që në këtë takim të diskutohet oferta e re dhe qëndrimi i partisë lidhur me kandidaturën.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se PDK-ja pritet të kërkojë konfirmim nëse Justina Shiroka-Pula është kontaktuar paraprakisht nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para se emri i saj të publikohej si propozim për pozitën e presidentes.

 

Kjo kërkesë pritet të jetë pjesë e diskutimeve të brendshme të PDK-së, ndërsa partia ende nuk ka bërë të ditur qëndrimin zyrtar për kandidaturën e re.

Zhvillimet vijnë në një moment kritik politik, pasi Kurti sot ka paraqitur edhe një ofertë të re për PDK-në lidhur me zgjedhjen e presidentit dhe votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.