Momenti kur arrestohet nipi i Thaçit

Atdhe Thaçi, nipi i ish-presidentit Hashim Thaçi, është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë protestës së zhvilluar sot në Prishtinë.

 

Sipas raportimeve të mediave, Thaçi është shoqëruar nga zyrtarët policorë në një kohë kur situata pranë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës është tensionuar.
Gjatë shoqërimit, Atdhe Thaçi ka folur për mediat dhe ka deklaruar se është ndaluar nga Policia, ndërsa ka kritikuar situatën e krijuar gjatë protestës.

 

Atdhe Thaçi është djali i Gani Thaçit, vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Arrestimi i tij vjen në një protestë të shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës, ku janë përdorur edhe gaz lotsjellës dhe mjete të tjera për shpërndarjen e turmës.