Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, i është përgjigjur ofertës së kryeministrit Albin Kurti për zgjedhjen e presidentit dhe votimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Hamza ka thënë se marrëveshja për kandidaturën e Bekim Sejdiut nuk është marrëveshje me PDK-në, por me një subjekt tjetër politik, duke iu referuar LDK-së, raporon IndeksOnline.
“Është marrëveshje me tjetër subjekt politik, me LDK-në. Pra, kjo është një marrëveshje jashtë tavolinës së PDK-së”, ka thënë Hamza.
Ai ka kërkuar që Ligji për Specialen të votohet, duke paralajmëruar se çdo vonesë e vështirëson miratimin e tij.
“Ne po kërkojmë që të votohet ligji. Çdo orë që kalon e pamundëson aprovimin e ligjit në dy lexime”, ka thënë ai.
Kreu i PDK-së ka deklaruar se nëse nuk arrihet një marrëveshje vendi po shkon drejt zgjedhjeve, duke shtuar se një skenar i tillë nuk do t’i konvenonte askujt. /IndeksOnline/