Bekim Sejdiu i refuzoi, por Vetevendosje i dërgon ofertë këtij personi për president

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratës së Bekim Sejdiut, i cili rikonfirmoi se është tërhequr nga gara për president të Kosovës dhe se për këtë vendim i ka njoftuar edhe Albin Kurtin dhe Lumir Abdixhikun.

 

Murati ka thënë se mediat janë nxituar duke u fokusuar te rikonfirmimi i tërheqjes së Sejdiut, ndërsa sipas tij, në këtë fazë duhet të kërkohet përgjigje nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, për ofertën e re të paraqitur nga Kurti.

Sipas Muratit, oferta është që PDK-ja të sigurojë pjesëmarrjen e të paktën gjysmës së Grupit të saj Parlamentar në procesin për zgjedhjen e presidentit, ndërsa deputetët e saj mund të votojnë edhe kundër Bekim Sejdiut. Në këmbim, Vetëvendosje do t’i japë votat Projektligjit për Dhomat e Specializuara në lexim të dytë.